SHPËRNDAJE

FRR: Rahovica do të bëhet me më shumë gjelbrim dhe oksigjen FRR dëshiron që të shtoj edhe më shumë bukurinë e vendit, por edhe nga ana tjetër të shtoj më shumë cilësinë e parametrave të shëndetit të popullatës.

FRR dëshiron që Rahovica mos të mbetet ‘jetim’ në fushën e gjelbërimit sepse gjelbërimi paraqet ‘mushkritë e mjedisit të jetës’. Me kalimin e kohës, FRR filloj të kërkoj fonde për çështje që lidhen me gjelbërimin. Kërkesat u përqendruan në sensibilizimin e publikut dhe organeve kompetente të komunës. Tani më, Rahovica ka fituar një projekt prej 220.000 dinarësh nga komuna e Preshevës, me një plan konkret për përmisimin e gjelbërimit në mjediset publike në brendësi të fshatit Rahovicë.

Në pamje të parë, por edhe në përgjithësi, ky është një përmirësim i gjendjes, është një lëvizje pozitive. Iniciativa e fundit e FRR i jep rëndësi parësore llojshmërisë së pishave të mbjella, cilësisë së mbjelljes dhe një planë të qartë për qëndrueshmërin e projektit.

Por rëndesia e gjelbërimit nuk qëndron vetëm tek vlerat estetike dhe roli dekorativ, ka dhe një rol të rëndësishëm në formulimin e hapësirave cilësore për të jetuar të cilat janë jo vetëm vizualisht të këndshme por edhe të shëndetshme për njeriun si në aspektin fizik dhe atë psikologjik. Gjelbërimi luan rol kryesor në përmirësimin e mikroklimës, pëmirësimin e cilësisë së ajrit, reduktimin e efektit të ishullit të nxëhtësisë që vjen nga përdorimi i gjerë i materialeve me kapacitet të lartë akumulues të nxehtësisë si psh betoni, guri etj.

Përmirësimi i vazhdueshëm i hapësirave të gjelbra, shtimi i këndeve rekreative për fëmijë në hapësirat e fshatit Rahovicë është një nga prioritetet e FRR që do rritet gjithë e më shumë në vazhdimësi.

Faleminderit të gjithëve, për kujdesin dhe mbështetjen e komunës së Preshevës, qytetarëve aktiv që mundohen të përmisojn hapësirat e përbashkëta e cila duhet të jetë prioritet i gjithë secilit për aq sa janë përgjegjës.

Se ku do të mbjellen pis

hat FRR së shpejti do ta marrë vendimin së bashku me B.L Rahovicë dhe me qytetarët e saj.