SHPËRNDAJE

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se Serbia me çdo kusht mundohet me e pas Kosovën nën kontroll dhe si të tillë ende e mbanë në Kushtetutën e hartat e saj si pjesë përbërëse të saj.

“Gjithë ajo luftë që është bërë në vitin 1999 kur intervenuan forcat e NATO-së dhe me marrëveshjen e Kumanovës. Serbia e pranoj të tërhiqet nga Kosova dhe luftën e pranoj si humbje të këtij territori. Prapë se prapë Serbia bënë çmos për më e mbikqyrur apo mbajtur së paku deri në një konflikt të ardhshëm Kosovën dhe duke shpresuar se politikat ndërkombëtare do të ndryshojnë në të mirë të saj dhe do ta kthej territorin e Kosovës si tërësi të saj”, thekson Tërnava.

Ai thotë poashtu se këtë politikë shpresëdhënëse për Serbinë po e stimulon Rusia, e cila ngjashëm me agresionet që i ka bërë ndaj Moldavisë, Gjeorgisë dhe Ukrainës të cilave ua ka rrëmbyer me dhunë nga një pjesë të territorit të tyre dhe tani i shfrytëzon dhe i mbikqyr si pjesë të saj dhe e stimulon Serbinë që të bëjë çmos dhe ta mbajë Kosovën kështu në këtë mënyrë.

Eksperti Tërnava thotë më tutje se Rusia i kushtëzon aleancat si Amerikën me BE, që t’i njohin pjesën e aneksuara nga ana e Rusisë, si kusht që ndoshta edhe Rusia ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Amerika dhe BE në OKB kanë miratuar rezoluta për këto pjesë që i ka uzurpuar Rusia nga shtetet sikur që i ceka, që ato pjesë sa më shpejtë të ju kthehen shteteve që ju takojnë. Afër politikave ruso-serbe e për interesa personale, iu rrinë edhe Franca e cila e luan lojën e sherrit, e duke e llogaritur si në të kaluarën mike Serbinë dhe krejt kjo lojë që po ndodhë, tani e ka kontributin edhe të këtij shteti, e që në instancat edhe më të larta të udhëheqjes së shtetit tonë këtu në Kosovë, i ka bashkëpunëtorët e saj dhe i zbaton ato politika jot ë pastërta në Kosovë. Kërcënimet e Serbisë me ushtrinë e saj, e ka për qëllim mbajtjen e pulsit të faktorit ndërkombëtar e lidhur edhe me rezolutën 1244 që është në fuqi, sepse sigurinë e territorit të Kosovës e garanton KFOR-i dhe NATO-ja”, vlerëson ai.

Sipas ekspertit të sigurisë, një sulm ushtarak ndaj Kosovës do të thotë një luftë, e nëse e sulmon Serbia e ka të qartë se çfarë do të ndodhë me Serbinë.

“Prandaj kjo çfarë bënë Serbia bënë Serbia e kuptushme është se ka për qëllim tensionimin e situatës, e sidomos kur në këto qaste po udhëheqen bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, kështu që edhe në këto bisedime me këtë gjendje të tensionuar nga ana e Serbisë, ajo të fitoj dhe të arrij qëllimet e saj të ndarjes së një pjese të Kosovës, sin ë këtë rast të veriut të Kosovës, kurse në të ardhmen e tërë Kosova prapë t’i kthehet Serbisë. Destabilizimi i Ballkanit nuk I shkon për shtati askujt, sepse nëse ndodhë kjo, do të thotë një luftë botërore, e për luftërat botërore vendosin më të fortit e botës, që mendoj se kjo nuk do të ndodhë, sepse bash këta të fortit e botës në mbikqyrje botën dhe nuk iu konvenon me i prish rehatinë e tyre”, thotë eksperti Hajrullah Tërnava