SHPËRNDAJE

Sot herët në mëngjes në rrugën “Kumrovec” në Shkup është djegur tërësisht një makinë.

Nga Njësiti territorial i zjarrfikësve të Bashkisë së Shkupit, njoftojnë se zjarri është shuar në periudhën prej orës 05:05 deri 05:50, ku kanë intervenuar tre zjarrfikës me një makinë zjarrfikëse.

Sipas informacioneve të para dëmi material është 600 mijë denarë, ndërsa akoma nuk dihen arsyet e djegies së makinës.