Khabib Nurmagomedov takohet dhe publikon një fotografi me Haaland, nuk mungon dhurata speciale nga norvegjezi – Telegrafi

0
35

Luftëtari legjendar i MMA-së, Habib Nurmagomedov, ka postuar një fotografi në rrjetet sociale me një nga sulmuesit më të mirë të ditët e sotme, Erling Haaland.

Fotoja deri më tani ka grumbulluar një numër të madh pëlqimesh, por edhe komente nga fansat që ndjekin karrierën e dyshes së përmendur.

Ajo fotografi u pasua me një dhuratë për luftëtarin legjendar e MMA dhe sulmuesi norvegjez i dhuroi atij një fanellë të firmosur të Manchester Cityt.

Kujtojmë se Nurmagomedov është një luftëtar i pensionuar i MMA-së, i cili është tërhequr pas fitores ndaj Justin Gaethje.

Ai doli në pension me një rekord prej 29 fitoresh dhe asnjë humbje.

Nga ana tjetër, Haaland aktualisht luan për Manchester Cityn, me të cilin sezonin e kaluar arriti të fitojë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/