SHPËRNDAJE

Lojtarët e Dritës janë duke pritur në radhë në një pikë të shitjes për të blerë bileta për Superkupën e Kosovës në futboll, ku do të përballen me Prishtinën.

Takimi nis në orën 20:00 sonte me ç’rast do të bëhet edhe bëhet përurimi i stadiumit “Fadil Vokrri”.

Edhe pse Federata kishte ndarë nga 100 bileta për dy klubet, klubi nuk i ka pajisur familjarët e lojtarëve me bileta dhe lojtarët janë detyruar të dalin vetë për t’i blerë biletat.

FFK sot gjatë ditës njoftoi se dyert e stadiumit hapen nga ora 18:00 dhe se të gjithë duhet patjetër të jenë të pajisur me bileta për të hyrë në stadium.