Ftesë në 5/ Ols Abazi: Janë gati t’i heqin brekët njëri-tjetrit në BBV, duan ta shohin njëri- tjetrin ‘lakuriq’

0
34

Në studion e “Ftesë në 5” është diskutuar loja e banorëve më të komentuar në Shqipëri dhe ngjarjet më të bujshme të javës, të trajtuara dhe në spektaklin e djeshëm.

Producenti, Ols Abazi ka zgjedhur ta shpjegojë përmes veprave të Frojdit, lojën e personazheve VIP, duke u shprehur: “Ajo që unë shoh, ne kemi mbërritur në këtë moment te Big Brother që duan të zhveshin njëri- tjetrin dhe duan ta shohin njëri- tjetrin ‘lakuriq’. Jo ne… por në kuptimin figurativ të fjalës. Dhe nëse do shohim Frojdin brenda tyre ato janë gati dhe t’i heqin brekët njëri- tjetrit. Sepse kjo dëshira vjen nga fakti që jemi ballkanas, e duam gjakun, e duam ta shkelim tjetrin. Te kolegu ai sheh veten e vetë të shëmtuar, sheh pasqyrën e vetë të parealizuar”.


Top Channel