Propozimi i Dash Sulës: Duhet të kemi qeveri në hije me figura të pastra, Berisha nuk mund të bëhet kryeministër

0
24

Sali Berisha për shkak të izolimit mungon në mbledhjet e grupit parlamentar por jo hija e tij.

Demokratët u mblodhën sërish këtë  të mërkurë në kryesinë e Kuvendit për te diskutuar vijimin e aksionit.

Por, për deputetin demokrat Dash Sula, Sali Berisha nuk mund të jetë alternativë për kryeministër.

Grupi parlamentar sipas ligjvënësit të djathtë  duhet të shqyrtojë rrugë te reja. Për ketë qëllim ai propozon që të behet gati një qeveri ne hije, për tu mos u kapur mat nga mazhoranca socialiste.

“Unë mendoj që ne duhet të jemi të besueshëm për njerëzit. Duhet të kemi propozimin e një qeverie në hije me figura të pastra opozitare. Askush nuk e mendon që Sali Berisha do  bëhet kryeministër dhe që ne të jemi përballë Edi Ramës duhet te kemi një alternative, pra një qeveri në hije me figura të pastra”, theksoi Sula në grup, raporton Top Channel.


Top Channel