Chelsea – Liverpool, finalja e Carabao Cup: Reds eliminuan Fulhamin – Telegrafi

0
42

Liverpooli ka kaluar në finale të Carabao Cup falë rezultatit të përgjithshëm 3-2, pasi në ndeshjen e dytë me Fulhamin barazoi 1-1.

Pas 11 minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e Luis Diaz, që u asistua prej Jarell Quansah.

Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë, derisa në të dytën u shënua po ashtu vetëm një sosh.

Në minutën e 77-të, Harry Wilson asistoi te Issa Diop që realizoi për 1-1 për të ndezur edhe më shumë ndeshjen.

Por, Liverpooli ia doli të mbante rezultatin e përgjithshëm, për të kaluar në finale të Carabao Cup.

Në finale, The Red do të përballen me Chelsean që mbrëmë (e martë) eliminoi Middlesbroughn, ndërsa stadiumi është Wmbley. /Telegrafi/