Kërkon ndryshim mase, Apeli i GJKKO merr sot vendimin për Berishën/ SPAK pyet Malltezin

0
38

Gjykata e Posaçme e Apelit pritet të shpallë sot vendimin për ish-kryeministri Sali Berisha, i cili kërkon ndryshimin e masës “arrest në shtëpi”.

Një ditë më parë, u mbajt seanca e parë në Apel për ankimimin e Berishës, por pas tri orësh, gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi shtyrjen e seancës.

Ndërkohë, këtë të enjte, në orën 10:00 do të dalë para prokurorëve të SPAK edhe dhëndri i ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi, i cili do të pyetet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Një kërkesë e dytë e Berishës do ta detyrojë gjykatën të zbresë në seancë në datën një shkurt, ku do të vlerësohet  nëse është apo jo i drejtë konkluzioni i SPAK, për të mos e lejuar ish kryeministrin që  të shkojë në parlament.

Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” që në 30 dhjetor, u paraqit në SPAK të martën, ku dhe iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani.


Top Channel