SHPËRNDAJE

Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi e t’i bashkohet Barcelonës, edhe nëse marrëdhënia e tij e prishur me trajnerin Jose Mourinho arrin të rregullohet.

Manchester United insiston se Pogba nuk do të shitet, por francezi dëshiron kalimin në Spanjë.

Mourinho u mundua të qetësonte mesfushorin duke e bërë atë kapiten në ndeshjen e parë të Man. Utd këtë stinor kundër Leicester Cityt. Mirëpo, marrëdhënia e tyre ka arritur pikën më të ulët, kur Pogba tha pas ndeshjes se nuk mund të flasë për situatën pasi do të gjobitej.

“Sportsmail” mëson se dëshira e Pogbas për të luajtur për Barcelonën është arsyeja kryesore që francezi po kërkon të largohet dhe se mosmarrëveshja me trajnerin Mourinho është në plan të dytë.

Besohet se Pogba, që nuk ka kërkuar një rritje të pagës, do të kishte pëlqyer një kalim në Spanjë edhe dy vjet më parë, kur u largua nga Juventusi.