SHPËRNDAJE

Barcelona e filloi me një fitore 3-0 sezonin 2018/19 në La Liga.

Katalunasit fituan ndaj Alaves dhe lojtari i ndeshjes ishte Lionel Messi që shënoi dy gola.

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, beson se me argjentinasin në krye ata mund të fitojnë të gjithë titujt në sezonin e ri.

“Të kalojmë Alavesin na kushtoi shumë, deri sa u shfaq një vepër arti nga Messi”.

“Mendoj se sezoni do të jetë pozitiv për ne pasi jemi përforcuar mjaft mirë. Shpresoj të fitojmë tre titujt”, ka thënë spanjolli pas ndeshjes.

Ndeshja e ardhshme e Barcelonës në La Liga është ndaj Valladolidit.

Autor i golit tjetër në ndeshjen e parë sezonale për klubin katalunas ishte braziliani, Philippe Coutinho.