U dënua me vdekje për një vrasje në 1988, realizohet sot në Alabamas ekzekutimi i tij me gaz azoti! Kundërshton OKB-ja

0
36

Një i dënuar me vdekje në Alabama pritet të bëhet personi i parë në SHBA që do të ekzekutohet me gaz azot, pasi humbi apelimet e minutës së fundit.

Gjykata e Lartë e SHBA dhe një Gjykatë më e ulët e Apelit refuzuan të bllokojnë atë që avokatët e Kenneth Eugene Smith e quajtën një dënim “mizor dhe të pazakontë”.

Kundërshtarët e kësaj mënyrë ekzekutimi thonë se përdorimi i azotit mund të shkaktojë vuajtje të panevojshme dhe një rrjedhje mund të dëmtojë njerëzit e pranishëm në dhomë. Smith, 58 vjeç, u dënua në vitin 1989 për vrasjen e Elizabeth Sennett. Alabama ka 30 orë për të kryer ekzekutimin, i cili përfshin futjen e gazit të azotit përmes një maske.

Smith do të ishte personi i parë që do të vritej me këtë metodë në SHBA dhe sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje, kudo në botë.

Avokatët e të burgosurit, i cili është në dënim me vdekje që nga viti 1996, i thanë BBC-së të mërkurën mbrëma, se ata po bënin një tjetër apel në Gjykatën e Lartë të vendit me shpresën e një pushimi të minutës së fundit.

Frymëmarrja e azotit të pastër pa oksigjen bën që qelizat të shkatërrohen dhe të çojnë në vdekje. Alabama tha në një dosje gjyqësore se ata presin që ai të humbasë vetëdijen brenda sekondave dhe të vdesë brenda pak minutash. Alabama dhe dy shtete të tjera amerikane kanë miratuar përdorimin e hipoksisë së azotit si një metodë alternative të ekzekutimit, sepse barnat e përdorura në injeksione vdekjeprurëse janë bërë më të vështira për t’u gjetur.

Smith ishte një nga dy burrat e dënuar për vrasjen e 45-vjeçarit Sennett në një vrasje me qira prej 1000 dollarësh në mars 1988. Vrasësi tjetër u ekzekutua në vitin 2010. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se vrasja me gaz e Smithit mund të përbënte torturë ose trajtim tjetër mizor, çnjerëzor ose poshtërues dhe bëri thirrje për ndalim.


Top Channel