Zyrtare: Man City bën goditjen e madhe, nënshkruan me talentin Claudio Echeverri – Telegrafi

0
42

Manchester City ka kompletuar nënshkrimin e mesfushorit argjentinas me tipare sulmuese, Claudio Echeverri, nga River Plate.

18-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2028, por do të qëndrojë në River përpara se të transferohet në stadiumin Etihad në janar të vitit të ardhshëm.

Është vet klubi anglez që ka njoftuar nënshkrimin me talentin e madh argjentinas, teksa ka zbuluar edhe detajet.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se kemi përfunduar nënshkrimin e Claudio Echeverrit nga River Plate”.

“Claudio ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2028, por do të qëndrojë në River përpara se të transferohet në Etihad Stadium në janar të vitit të ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Transferimi i lojtarit thuhet se ka kushtuar 14.5 milionë euro plus bonuse deri në nëntë milionë euro që lidhjen me performancat e lojtarit.

Lojtari në të kaluarën është lidhur me një transferim te Real Madridi dhe Barcelona. /Telegrafi/