SHPËRNDAJE
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se edhe sot në Merdarë vazhdojnë pritjet dhe kolonat e gjata.

Fluksi më i madh është në pikën kufitare në Merdar ku pritjet në hyrje janë 10 deri në 20 minuta, kurse në dalje pritjet janë deri në 3 orë. Kolonat e gjata në këtë pikë kufitare arrijnë mbi 1 kilometër në dalje.

Pritje deri në 1 orë ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Ndërsa, në Vërmicë pritjet janë prej 30 deri në 40 minuta.