SHPËRNDAJE

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Preshevë Liridon Latifi, së bashku me bashkëpuntorët e tij nga kjo qendër kanë vizituar disa vendbanime në karadakun e Preshevës.

Fshatrat Kurbali, Maxhere, Stanec, Ilincë dhe Buhiq janë vizituar për të parë më për së afërmi gjendjen në të cilën jetojnë banorët dhe me kushtet e jetesës.

Nëpërmjet rrjetit social facebook Latifi ka bërë të ditur se Qendra për Punë Sociale do t’u dalë në ndihmë banorëve të karadakut të Preshevës atyre familjeve që kanë nevojë për ndihmën e tyre.(presheva.com)