SHPËRNDAJE

Zyrtarë të lartë austriakë dhe europianë sonte do t’i dëgjojnë për herë të parë opinionet e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit për shkëmbim territoresh.

Edhe pse forumi i Alpbach’ut mbahet çdo vit, kësaj radhe duket se po merr karakterin e një konference ndërkombëtare për Kosovën. Aty ndodhen Presidenti i Austrisë, Komisionari për Zgjerim i BE’së dhe Presidenti i Sllovenisë.

Vuçiq ka thënë se s’ka asnjë dyshim se do ta takojë Thaçin gjatë dy ditëve në Austri pasi janë pjesë e tre forumeve me të.

Një temë është perspektiva e Ballkanit Perëndimor ku flasim të dy.

“Aty do të flasim publikisht ndërsa me përfaqësuesit e BE’së shpresoj që do të kemi bisedë të vërtetë për zgjidhjen e problemeve” ka thënë Vuçiq.

Ndryshe Thaçi dhe Vuçiq pritet të takohen më 7 shtator në Bruksel në kuadër të negociatave zyrtare me ndërmjetësim të Mogherinit.