Transportonte emigrantë në mënyrë të paligjshme në bashkëpunim me tre të tjerë, arrestohet 31-vjeçari në Fier

0
37

Një 31-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për transport të paligjshëm të emigrantëve, është arrestuar në Fier.

Së bashku me tre persona të tjerë 31-vjeçari A. T më datën 4 janar po transportonin 11 emigrantë nga Vendet e Treta kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin, kur u pikasën nga policia.

Tre bashkëpunëtorët e tij L.M, K.M dhe E. M janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


Top Channel