SHPËRNDAJE
Kompania ka njoftuar se duke filluar nga 12 nëntori, fotot, videot dhe bisedat nuk do të ruhen më automatikisht dhe të gjitha do të fshihen.

Kjo vjen si pasojë e një marrëveshjeje që Whatsapp ka bërë me Google Drive. Të gjitha bisedat, videot, fotot e të dhënat e tjera, do t’i humbisni duke filluar që nga kjo datë, nëse ende nuk i keni ruajtur.

Pas 12 nëntorit, të gjitha materialet tuaja do të regjistrohen në Google Drive, si pjesë e kësaj marrëveshjeje të re.

Nëse nuk jeni të sigurt nëse i keni ruajtur materialet tuaja në Whatsapp, atëherë kjo është mënyra: Menu – Settings – Chats – Chat backup.

Pasi të keni përzgjedhur Backup, do të shikoni se çdo gjë do të ruhet në Google Drive.

Kujdes! Këto ndryshime janë vetëm për përdoruesit e Android dhe jo të iPhone.