“S’kishe të drejtë të merrje këtë vendim për jetën tënde”, kolegët mesazh prekës për policin e vetëvrarë në Durrës: Ike e pas le hijen e rëndë të fajit

0
44

Sot oficeri i policisë Arben Pjeçi përcillet në banesën e fundit.

Ai u vetëvra në zyrën e  Komisariatin e Policisë Durrës, për shkak të depresionit që po përjetonte ditët e fundit, pasi ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun dy vjet më parë. Kolegët e tij përmes një postimi në Instagram i kanë dhënë lamtumirën e fundit. Ata shprehen se u largua duke lënë pas hijen e rëndë të fajit.

“Për Ty, Arben! Jeta askujt nuk i është dhënë në pronësi, por vetëm në përdorim. E ti nuk kishe asnjë të drejtë të merrje këtë vendim për jetën! Megjithatë, ti ike e pas le hijen e rëndë të fajit. Lamtumirë koleg! U prehsh në paqen që nuk e gjete dot mes nesh. I lehtë të qoftë dheu mbi trup e shpirti të ndritë në parajsë”, shkruajnë kolegët e tij.


Top Channel