SHPËRNDAJE

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, e ka cilësuar si “shumë të vështirë” Grupin C të Ligës së Kampionëve ku gjendet ekipi i tij.

Grupi C cilësohet si një nga “Grupet e Vdekjes” nga shorti i edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.

Kjo për shkak të prezencës në këtë klub të Liverpoolit dhe PSG-së, dy skuadra që Ancelotti i cilëson si favorite për ta fituar garën.

“Ne po luajmë ndaj dy prej favoritëve për ta fituar Ligën e Kampionëve. Jam shumë i bindur se do të jetë e vështirë edhe për ta që të përballen me Napolin”, deklaroi Ancelotti.

Napoli edicionin e kaluar nuk arriti të kualifikohet nga grupi përkundër paraqitjeve shumë të mira.