SHPËRNDAJE

Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac, është shprehur mjaft optimist për grupin e bavarezeëve.

Në Grupin E është Bayerni që u caktua të përballet me Benfican, Ajaxin dhe AEK-un.

Për Kovacin, do të jetë netë të nxehta ndaj klubeve me traditë në garat evropiane.

Por, kroati beson se ekipi i tij është favorit.

“Një grup interesant ndaj klubeve me traditë të madhe. Tifozët tanë mezi presin netët e Ligës së Kampionëve”.

“Ne jemi favoritët e grupit, por na duhet 100 për qind i potencialit për të kaluar tutje”, deklaroi Kovac.