Studentët e kënaqur me Kushtetuesen! Gjykata shfuqizoi pjesërisht ligjin që i detyronte të qëndronin në Shqipëri

0
34

Studentët e Mjekësisë bien dakord me vendimin e Gjykatës Kushtetuese  që dha një ditë më parë , por ende në pritje për të vendosur më pas se si do të reagojnë.

“Ne jemi dakord me vendimin e GJK .GjK i kërkoi qeverisë atë që ne i kishim kërkuar, të na dëgjonte”, tha Dea Guri.

Studentët deklaruan se beteja e tyre nuk mbaron këtu dhe janë gati “ti mbushin sheshet nëse e drejta e tyre cenohet”.

“Po presim vendimin e arsyetuar, të presim çfarë paraqet vendimi përfundimtar që më pas të dimë  se si do të reagojmë , por pa e kundërshtuar vendimin e GJK”, thanë studentët.

Gjykata Kushtetues doli me një vendim një ditë më parë  sipas të cilit shfuqizohet pjesërisht ligji qe i detyronte ata  të ofrojnë shërbim shëndetësor më detyrim nga 3.5 vite në vendin e tyre pas diplomimit. Gjykata i la Kuvendit tre muaj kohe rishikojë kohën kufizuese për studentët.

 


Top Channel