SHPËRNDAJE

Ka më pak se një vit në krye te Real Madrid, por tanimë ka shkruar emrin e tij në librat e historisë së “Los Blancos”
Fjala është për trajnerin francez, Zinedine Zidane, i cili ka fituar tre tituj dhe ka pësuar vetëm dy humbje gjatë kohës së tij si trajner i “Los Blancos”.

Zidane ka thyer rekordin Leo Beenhakker dhe atë të Fabio Capellos më së shumti ndeshje pa humbje. Deri më tani “Mbretërit” kanë shkruar deri në 37 ndeshje pa humbje dhe janë vënë në kërkim të rekordeve të shumë klubeve Evropiane, një ndër to edhe të Barcelonës.

Katalunasit kanë shkuar deri në 39 ndeshje pa humbje edicionin e kaluar, seri kjo që u ndërpre pikërisht nga Real Madridi i Zidane, që fitoi 1:2 në “Camp Nou”.

Më pas “Los Blancos” do të synojnë rekordin e Nottingham Forest që në vitin 1978 ka shkuar 40 ndeshje pa humbje, Milan që në sezonin 1992/93 ka shkuar në 42 ndeshje pa humbje dhe në fund rekordin e Juves, që kanë shkuar në 43 ndeshje pa humbje.

Për ta arritur këtë, Reali do të kalojë Sevillan së pari, me të cilën skuadër do t’i luajë tri ndeshje në 10 ditë.