SHPËRNDAJE

Zgjedhje
Deri sa në zgjedhjet lokale pritet të dalin të gjitha partitë shqiptare, për ato paralemtare pritet që vendimi eventuar të merret në ditët në vijim.

Momentalisht në paralamentin serbe shqiptarët nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 pëfaqësohen nga dy deputet nga PVD, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, të cilët me siguri se do të jenë përsëri bartësit e kësaj liste edhe në zgjedhjet e ardshme.

“PVD rregullisht del në zgjedhjet paralemtare që nga viti 2007 dhe nuk shoh arsye që kjo të mos jetë ngjajshëm. Gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi qenë opozitë pasi nuk kemi pasë kurrfarë oferte që të hyjmë në shumicën parlamentare, andaj edhe votuesit tanë kanë humbur shpresat që nëpërmjet deputetit në Beograd mund të bëhet diçka” ka thënë deputeti Halimi, i cili ka dërguar edhe ftesë partive tjera që nga 1 shkurti të deklarohen për pjesmarrjen apo jo në zgjedhjet parlamentare, dhe pastaj të bisedohet rreth koalicionit eventual.

Kryetari i trupit Koordinues Zoran Stankoviq ka thënë se në takimet e ardhshme me liderët shqiptar do të bisedohet edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe i pandryshuar. Të gjithë që kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje duhet të dalin në zgjedhje dhe të kontrollojnv vlerën e tyre zgjedhore në bazë të numrit të votave. I ftojmë që këtë ta bëjnë. Ne duam që sa më shumë parti shqiptare të marrin pjesë, vetëm apo me koalicion” ka thënë Stankoviq.

Stankoviq konsideron që bojkoti nuk është zgjidhje, andaj edhe partitë e pakicës shqiptare me këtë nuk fitojnë asgjë.

“Nga ana tjetër, me pjesmarrjen në qeveri mundësohen më shumë aktivitete në organet shtetërore dhe grupet punuese, nga Kuvendi nëpërmjet organeve tjera me të cilat mund të përmirësojnë jetën dhe punën e njerëzve që jetojnë në ato hapsira” ka thënë Stankoviq.

Nga ana tjetërm, në sondazhin e Presheva.com me pyetjen se “A do të dilni në zgjedhjet lokale dhe parlamentare”, vizitorët e portalit janë deklaruar me shumicë se do të dalin në zgjedhje.

“Po” iu janë përgjighur 58% e votuesve, ndërsa me “Jo” 42% e tyre. /presheva.com/