SHPËRNDAJE

Messi

Ronald Koeman, menaxheri i Southamptonit, e ka lavdëruar yllin e Barcelonës, Lionel Messi
Lionel Messi është padyshim lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Kështu mendon menaxheri i Southamptonit, Ronald Koeman. Holandezi, i cili ka luajtur në Camp Nou në të kaluarën, mendon se ekipi katalunas do të ishte ndryshe pa argjentinasin.

“Nuk e mohoj se Messi ka qenë çelësi i suksesit për Barcelonëm. Ai ka qenë në krye të tyre gjatë gjithë rrugës. Ai është më i miri i të gjitha kohërave, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Çdo gjë do të kishte qenë ndryshe për Barcelonën pa Messin”, ka theksuar ai.

“Messi është më i madhi, por ai ka qenë gjithmonë i rrethuar nga lojtarë të tjerë të mëdhenj. Neymar dhe Luis Suarez janë edhe dy emra të mëdhenj. Sulmi i tyre tani është i pabesueshëm. Sulmi i tyre ishte shumë i fuqishëm me Messin, por është i pakrahasueshëm me Suarezin dhe Neymarin”, ka theksuar ai.