SHPËRNDAJE

Tifozët e Barcelonës para disa viteve janë krenuar me atë që “nuk e shesin historinë”, gjegjësisht vendin në fanellë.

Katalanasit nuk kanë pasë reklama në fanellat e tuyre, ndërsa gjatë kohës ata janë detyruar të ndryshojnë.

Në fillim kanë mbajtur logon e UNICEF, pastaj me një kontratë të majme kanë pranuar Qatar, duke ndërprerë traditën 111 vjeçare. Fondacioni Qatar ka paguar 25 milonë funta në vit.

Barcelona gjithashtu këtë vit ka nënshkruar kontratë me kompaninë Beko, logo e së cilës qëndron në krahë, andaj praktikisht në fanellë kanë dy sponzorë.

Tani, po rishqyrtohet mundësia që ti kthehet kohës së mëhershme. Marrëveshja me Qatar skadon në vitin 2016, ende nuk kanë filluar bisedimet për të riun, ndërsa radio Catalunya pohon se klubi po llogarit se si ti amortizoj harxhimet financiare nëse kthen fanellën pa reklama.

Sa do të humb klubi?

Vetëm nga sponzori Qatar, Barcelona do të humb 30 milionë euro për sezonë.

Marketingu dhe struktura reklamuse që duhet të pregadisin zgjidhhen, gjegjësisht ti prezantohet bordit drejtues, se cilat janë mundësitë për financime nëse nuk vendosen reklamat.

Vendimi pritet të miret vitin e ardhshëm, praktikisht në vitin e fundit të sponzorizimit.