SHPËRNDAJE

Guardiola-2014-01

Karl-Heinz Rummenigge, shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, ka mohuar spekulimet e mediave se Pep Guardiola do të largohet nga skuadra në fund të sezonit.
Pep Guardiola ka kontratë me Bayern Munichun deri në verën e vitit 2016. Por, sipas tabloidi britanik Daily Mirror, spanjoll ka mundësi që ta shkëpus bashkëpunimin me ekipin bavarez në fundit të sezonit.

Sipas këtij tabloidi, skuadra e Manchester Cityt është e gatshme ta angazhoj ish trajnerin e Barcelonës, në vend të kilianit, Manuel Pellegrinit.

Por, Karl-Heinz Rummenigge, shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, ka mohuar spekulimet e mediave se Guardiola do të largohet nga skuadra në fund të sezonit.

“Guardiola do të vazhdojë të jetë trajneri i ynë sezonin e ardhshëm. Ne besojmë në njëri-tjetrin. Unë shpresoj që Pep do të mbetet në Bayern për një kohë të gjatë”, ka deklaruar ai