SHPËRNDAJE

Tensionet që janë krijuar për shkak të fjalimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama nuk do të rrezikojnë vazhdimin e dialogur ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, konsiderojnë bashkëbiseduesit e gazetës “Danas”, transmeton presheva.com.

Drejtori i zyrës për mardhënie me medie në qeverinë serbe Milivoje Mihajloviq, ish ministri për Kosovë dhe Metohi Slobodan Samarxhiq dhe analistët njëri nga Beogradi Dushan Janjiq dhe analisti politik nga Prishtina Fatmir Sheholli nuk presin që fjalimi i Ramës që pati në Beograd do të rrezikoj vazhdimin e bisedimeve në Bruksel.

Samarxhiq konsideron se pamvarsisht nga procesi i negociatave, Beogradi ende ka shansë “të heq dorë nga njohja e pavarsisë së Kosovës”.

“Sjellja e Ramës nuk do të ndikoj në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit e as për të vazhduar negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës. Ai erdhi për të thënë atë që e tha, pasi lufton për paternalizëm politik mbi të gjithë shqiptarët e Ballkanit, çka tek ta shkakton ambicie dhe ndjenja shqiptaromëdha” ka thënë Milivoje Mihajloviq, transmeton presheva.com.

Dushan Janjiq vlerëson se dy deklaratat kontradiktore e dy kryeministrave për Kosovën do të lehtësojnë bisedimet që do të pasojnë – dy deri tre rande në nivel të kryeministrave, pastaj dialogu teknik çka duhet të përfundoj me marrëveshje përfundimtare. Ky dokument, sipas fjalëve të Janjiq, hyn në kapitullin 35 për negociata të Serbisë me BE-në.

“Nënshkrimi i marrëveshjes ligjërisht të detyrueshëm planifikon një normalizim të plotë të mardhënieve të Beogradit dhe Prishtinës, e cila do të zgjasë më shumë se 10 vite dhe kjo do të jetë kusht i Serbisë për të hyrë në Bashkimin Evropian” ka sqaruar Janjiq për “Danas”.

Ai pret që në vazhdimin e dialogut kryeministror në Bruksel të jenë Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi.

Për dallim nga Janjiq, Fatmir Sheholli pohon se bashkëbiseduesi i kryeministrit serb Vuçiq do të jetë përfaqësuesi nga koalicioni postzgjedhor nga VLAN.

“Vuçiqi dhe i tërë establishmenti serb të gjithë flasin se pavarsia e Kosovës është realiteti, por askush nuk e ka thënë publikisht sikur Rama. Përveç kësaj, po të mos ta kishte thënë, shqiptarët do ta kishin trajtuar sikur tradhëtar. E gjithë kjo nuk do të ndikoj në dialogun e Kosovës me Serbinë, i cili do të vazhdoj menjëherë pasi në Kosovë të formohen institucionet” ka thënë Sheholli, i cili konsideron që Rama është dashur të vendos lule tek varri i ish kryeminsitrit Zoran Gjingjiq, për të treguar se është në rrugën e demokracisë.

Sheholli thotë se kriaza politike në Prishtinë do të zgjidhet më së voni deri me 5 dhjetor dhe se javën e ardhshme Kuvendi i Kosovës do të konstituohet dhe deri në fund të ketë edhe presidentin. Ai është kategorik që “zgjedhje të reja nuk do të ketë, posaçërisht pas deklaratave të ambasadorit Amerikan dhe Britanisë së Madhe në Prishtinë, vizitës së Isa Mustafës dhe Ramush Haradinaj në Berloin dhe qëndrimit të Mustafës dhe Hashim Thaçiq në Bruksel.

Slobodan Samarxhiq thotë se “realiteti objektiv është më i komplikuar se sa mendimi i Edi Ramës se është e mjaftueshme vetëm ushtria e NATO-s në teren. Qeveria e Serbisë ende ka hapsirë manovrimi, pasi nënshkrimi i dokumentit ligjërisht i detyrueshëm është në duart e tyre, edhe pse dyshoj se do të përdoret. Nga Beogradi nuk mund të pritet shumë. Që nga koha e DS dhe Borislav Stefanoviqit, i cili ka pranuar marrëveshjet e para me Prishtinën deri tek marrëveshja e Brukselit janë bërë hapa të mëdha kah njohja e pavarsisë së Kosovës dhe rrezikimin e sovranitetit territorial të Serbisë. Por deri sa të mos përfundoj e tëra, asgjë nuk ka përfunduar. Qeveria e Serbisë ende ka kohë të nxirret nga bisedimet të cilat po shkojnë drejt aktit final për mardhënihet e mira fqinjësore” ka thënë Samaraxhiq. /presheva.com/