SHPËRNDAJE

Barcelona dhe Atletico Madrid po luftojnë për titull në Primera, ndërsa do të ndeshjen nesër dhe në çerekfinalen e ligës së kampionëve.

Barcelona është favorit, tifozët e Atleticos nuk kanë dashur që të luajnë kundër Barcelonës.

Eshtë e mjaftueshme të thuhet se Atletico këtë sezonë ka fituar në Bernabeu, Pizhuan dhe Anoeti. Në Camp Nou do të luaj në xhiron e fundit të kampionatit, ku ndoshta edhe atherë do të vendoset për titull.

Ditën e martë, Atletico nuk do të thotë që është autsjder.

“Ne duhet të shenojmë dol patjetër” ka thënë poriteri i Atleticos, Kurtoa.

Shpresa më e madhe e mysafirëve është Diego Costa, i cili duke llogaritut të gjitha ndeshjet, ka shenuar 33 fola, ndërsa Barcelona duhet të ketë kujdes edhe nga David Villa i cili këtë sezonë është larguar nga Camp Nou. Tata Martino nuk mund të llogaris në Valdes, i cili është operuar.

Madrilenët sot në mëngjes kanë arritur në Katalunia, do të stërviten në Camp Nou në ora 18:30. Diego Simeone ka qenë i kënaqur pas fitores së vështirë kundër Bilbao. Ai mendon se Barcelona është favorit, por se edhe presioni më i madh bie mbi ata.

Duhet të kujdesen për Leo Messin i cili ka shenuar 8 gola në 4 ndeshjet e fundit.

Atletico vitet e fundit në Camp Nou nuk i ka shkuar mirë, ka 2 barazime dhe 7 humbje ndërsa 8 vite nuk kanë shenuar fitore në këtë stadium.

Martino nuk do të ndryshoj shumë, do të tentoj me 4-3-3, nuk dihet vetëm se a do të startoj Pedro apo Alexis Sanchez përskaj Messi dhe Neymar. Mascherano mbetet mbrojtës me Pique, ndërsa Pinto do të zëvendësoj Valdes.

Këto dy ekipe kanë luajtur ndërmjet veti 105 ndeshje në Camp Nou. Barcelona ka fituar 60 herë ndërsa Atletico vetëm 19 herë.

Në Super kupë Barcelona ka fituar kundër Atletico me rezultat 0:0 dhe 1:1.

Barcelona me vështirësi shenon gola kundër Atletico, dhe ky do të jetë shansi më i madh për madrilenët.

Ndeshja fillon ditën e martë në ora 20:45.