SHPËRNDAJE

Publiku uruguajan në plan të parë nxjerr të dhëna të çuditshme nga El Classico me të cilën shprehen dyshime të shumta.

Suarezi në derbin e madh kundër Real Madridit ka marrë shansin të debutoj me fanellë të Barcelonës.

Katalanasit kanë pësuar humbje me rezultat 3:1, ku Suarez luajti pjesën e tij, mirëpo ajo që i ra në sy gazetarëve nga Uruguaji, shtrohet pyetje a e ka bojkotuar Messi gjatë këtij derbi Luis Suarezin?

Sipas gazetarit të “El Observator”, Marcelo Deso, Messi asnjë top nuk e ka pasur tek Luis Suarezi.

“Messi dhe bashkëlojtarët nuk e kanë ndihmuar Suarezin”.

“Stili i lojës nuk i përshtatet. Suarez ka siguruar një asistim për Neymar, ka gjuajtur topin tek Messi i cili pati shansin që të shenoj golin e dytë, i cili do të ndryshonte edhe rjedhën e ndeshjes” ka thënë ai.

Analizat japin të dhëna kundër këtij gazetari.

Messi ka dërguar 5 herë topin drejt Suarezit, ndërsa Suarezi ka dërguar topin 7 herë drejt Messit. Atje mbetet përshtypja se Suarez ka bë më shumë për bashkëlojtarët e tij se ata për të.

Këtë e ka thënë edhe Diego Perez nga gazeta “El Pais”.

“Luis Suarez gjatë ndeshjes më shumë ka kërkuar Neymarin dhe Messin se ata atë” ka thënë ai.