SHPËRNDAJE

Dejan Lovren beson se Salah meriton të jetë në top treshe për Topin e Artë.
Mohamed Salah është duke shkëlqyer me fanellën e Liverpoolit në “Anfield”. Ai deri më tani ka shënuar 43 gola në 47 paraqitje, duke thyer rekorde të shumta – teksa synon edhe atë të Ian Rush, si golashënuesi më i mirë në histori të klubit (47 gola).

Të shumtë janë ata që mendojnë se Salah është kandidati më serioz për Topin e Artë, para Lionel Messin e Cristiano Ronaldos.

Por, duke mos dashur ta vë në presion egjiptianin, Dejan Lovren tha se fillimisht Salah meriton të jetë përkrah Messit e Cristianos.

“Ai është njëshi. Ai po bëhet yll. Duket e lehtë ajo që bën, por është shumë e vështirë”, tha Lovren.

“Nëse vazhdon kështu – nuk mendoj se është koha e duhur që t’i bëjmë presion – por besoj se ai duhet ta nderohet si një ndër tre më të mirët në botë për këtë vit”.

“Ai meriton të kandidohet për Topin e Artë – kur njerëzit flasin për Messin dhe Ronaldon, ata duhet gjithashtu të flasin edhe për Salahun”.

“Ai meriton shumë më shumë të jem i sinqertë. Djema, 43 gola, çfarë dreqin….!”, ka deklaruar Lovren.