SHPËRNDAJE

Analistë, publicistë dhe politikanë nga Tirana dhe Prishtina, në emisionin Opinion” të Klan TV kanë dhënë vlerësime të ndryshme lidhur me vizitën dhe deklarimet e bëra sot nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, në Beograd. Sipas publicistit Berat Buzhala, deklarata e kryeministrit Edi Rama në Shqipëri, është vazhdim i lojës së futbollit me mjete politike. Ai tha se do ta çmonte më shumë sikur Rama të vinte në Kosovë, e të ndërmjetësonte në tejkalimin e krizës politike.

“Kontributin më të madh Edi Rama, do ta bënte sikur të vinte në Kosovë dhe ta zgjidhte krizën. E kam një dilemë a nuk po besojmë ne që po ua themi njerëzve për pavarësinë e Kosovës. Klasa politike kosovare nuk po arrin ta gjejë një gjuhë të përbashkët në një kohë kur për herë të parë nuk përzihen ndërkombëtarët”, ka thënë Buzhala.

“Vazhdim i lojës së futbollit me mjete politike. Sot Rama e ka thënë , pajtohem me Serëer, atë që të gjithë diplomatët perëndimorë ua thonë zyrtarëve serbë”, tha ai.

Buzhala ka thënë se gjithmonë duhet të shihet se cila është fitorja e shqiptarëve në këtë rast.

“Cila është fitorja e shqiptarëve me këtë rast. Rama është futë në një tabor të nacionalistëve sikur Nikolic, sikur Vucic”, ka thënë Buzhala.

Ky qëndrim i tij mori reagim nga deputeti socialist Taulant Balla, i cili tha se Rama tregoi se është burrështetas.

Ndërsa, analisti Preç Zogaj, tha se deklarata e Ramës ka tri probleme.

“1.Çështja e pavarësisë nuk është çështje retorike, kjo është zgjidhur me luftën e NATO-s. Ka vende që e kanë njohur pavarësinë dhe disa s’e kanë njohur.

2. Ka prej kohësh që ka nisur një dialog mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Brukselit. Rama e detyroi Vuçiqin që të thotë diçka që ka kohë që politika e Beogradit nuk e ka thënë. 

3.Ka kohë që po organizohet ky takim, çfarë do të dal nga ky takim, bien dakord për hapjen e një epoke të re”, tha ai.

Zogaj tha se “nëse janë marrë vesh të mos e përmendin çështjen e Kosovës nuk është dashur ta përmend”.

“Kjo deklaratë do t’i kushtoje Ramës”, tha Zogaj.