SHPËRNDAJE

Trajneri i Real Madridit pohon se i kupton lojtarët e tij dhe arsyet se pse ndonjëri është i pakënaqur në ekip.

Mesfushori spanjoll Isco ka luajtur menjëherë me ardhjen e tij në Madrid në start të sezonit, ku ka qenë edhe lojtar kyç në ekipin e Ancelottit, mirëpo, me ndryshimin e formacionit nga 4-2-3-1 në 4-3-3, ai ka humbur vendin e tij në ekip.

Trajneri italian është i bindur se Isco mund të adaptohet në rolin e ri në formacion.

“Ndoshta Isco tani nuk është i lumtur”.

“Nuk më vjen mirë kur shoh ndonjë lojtar që është i lumtur se nuk luan”.

“Nuk i përshtatet ndryshimi i formacionit, mirëpo shpresoj që deri në fund të sezonit të tregoj se është shumë i rëndësishëm për ekipin”.

“Nuk kam aspak dyshim kur bëhet fjalë për talentin e tij dhe plotësisht është normale që ai të jetë i pakënaqur”.

“Nuk jam këtu për shkak të ndonjë lojtari, po punoj për të mirën e Real Madridit” ka përfunduar Ancelotti.