SHPËRNDAJE

Zhvillimet e fundit në Medresenë “Gazi Isa Beg”, dega në Preshevë, personalisht më kanë bërë të harxhoj energji për problemin e nipit tim Ensar Fejzullahu dhe nëntë nxënësve tjerë me notë të thyer të sjelljes. Njoftimi për së afërmi dhe drejtpëdrejtë me çështjen duke u përballur me administratën, profesorët, sistemin e krijuar përbrenda, nuk e kisha mundur ta paramendoj se ka aq parregullsi. Asgjë nuk funksionon, Sekretari nuk e ka haberin e qasjes në rregullore, paaftësi në përgatitjen e një shkrese me dy fjali. Koordinatori në stilin e supermenit e konsideron veten jo vetëm drejtor, por edhe më shumë. Nxënësit viktimë e dy profesorëve “axhami” që banalisht ngatërrohen mes veti. Krijohet konfuzion dhe pa asnjë procedurë në shkelje të një mori të rregullave përjashtohet njëri profesor dhe tjetri mbetet. Pastaj, disa profesorë janë në rolin e “policit”, dhunojnë nxënësit duke ua marr telefonat, duke i kërcënuar në klasë: “ju përjashtojmë, nuk u japim diplomën” dhe në fund edhe thyerja e notës nga 5 në 1. Pas presionit mediatik dhe dërgimit te dy e-meilave (më datën: 25.03.2019) në Novi Pazar te drejtori i Medresesë Dr. Reshat P. dhe Krytari i Meshihatit Dr. Mevludin D., i njoftoj për rastin, i ankohem për problemin. Sekretari i Meshihati me datën 27.03.2019 më njofton në e-meil për pranimin e ankesës dhe konvokimin e mbledhjes më 02.04.2019. Ftohet koordinatori Mehemt Sahiti për raportim. Kurse më 04.04.2019 zbarkojnë urgjentisht në Preshevë Dr. Mevludin P. dhe dr. Reshat P. dhe mbajnë mbledhjen. Aty mirret vendimi që urgjentisht t’i përmirësohet nota. Kurse më 05.04.2019 lexohet lajmërimi nëpër klasë për përmirësimin e notës vetëm të tetë nxënësve. (Elhamdulilah). Të nderuar! Krijimi i kësaj tymnaje të panevojshme nga drejtues të papërgjegjshëm të një shkolle pa rregulla, me administratë të “vdekur” profesionalisht edhe moralisht kërkojmë që të ndërmirren reforma thelbësore dhe serioze nga Meshihati në Novi Pazar. Nëse ajo pretendon se interesohet për besimtarët e këtij vendi. Kuptohet që barrën kryesore e kemi ne të gjithë që duhet të punojmë për të mirën e vetvetes duke i mbrojtur me vendosshmëri vlerat tona. Urgjentisht duhet të japin dorëheqje: – Mehmeti Sahiti, koordinator – për paaftësinë e menaxhimit të problemit dhe mosruajtjen e dinjitetit të nxënësit. Kontaktimin e prindërve dhe shpërndarjen e dezinformatave se në medrese promovohet vehabizmi. – Bejtulla Veseli, sekretar – i cili shkelë procedurat me dy këmbë, duke i kërcënuar nxënësit për përjashtim, kontrollim të telefonave. – Lulzim Hasani, personi destabilizues, i papërgjegjshëm në detyrën e mësimdhënësit, i paaftë profesionalisht dhe i dyshuar për ide dervishite dhe indoktrinim të nxënësve në sektarizëm. Medresenë e duam ashtu si duhet të jetë, tamam medrese-shkollë që edukon e jo skandalizon dhe tmerron. Ta shpëtojmë anijen (medresenë) nga fundosja. Anija nuk fundoset kur ajo lëvizë mbi ujë, por ajo fundoset kur uji hynë brenda saj. Fatkeqësisht uji ka hyrë brenda nga njerëz të papërgjegjshëm brenda saj. Përgjegjësinë e dështimit e bartin ata. Për Allah, të japin dorëheqje nga përgjegjësitë që kanë marrë, e që të njejtat i kanë keqpërdorur. TA SHPËTOJMË MEDRESENË!

Shkruan: Ulvi Fejzullahu