SHPËRNDAJE

Në njërën ndër garat më interesante në kampionatin spanjolle në vitet e fundit, Real Madrid ka pësyar 2 humbje në 3 ditë.

Pikat e humbura nuk janë edhe aq problem i madh, situata në linjën defanzive ka më shumë problem, duke marrë parasysh se janë humbur 6 pikë me 6 gola të pësuar.

Në portën e Realit në plan të dytë ka mbetur portieri legjendar Iker Casillas, i cili merr shansin vetëm në kupën e mbretit dhe Ligën e kampionëve, ku në 19 ndeshje ka pësuar vetëm 6 gola, ndërsa në 14 ka arritur të ruaj rrjetin.
Kritikat në mediet spanjolle janë të ashpra, Ancelotti ftohet që të kthej në gol Casillas deri sa nuk është bërë vonë.

Trajneri i Realit ende nuk është deklaruar për këtë, por me siguri do të ndryshoj diçka.