SHPËRNDAJE

Pagesa në autostradë është shtrenjtuar për 12%, andaj praktikisht kalimi nëpër Serbi nëpër koridorin 10 nga Subotica deri në Preshevë kushton rreth 2000 dinarë apo 17 euro.

Në shumë shtetet në rethinë që janë edhe antare të Bashkimit Evropian, me më pak të holla mund të vozitni pa ndales gjatë tërë javë pa kufizim.

Sipas të dhënave vinjeta javore në autostradën e Bullgarisë për vetura kushton 8 euro ndërsa për tërë muajin 15 euro.

Nëpër Hungari për 10 ditë mund të vozitni për 10 euro ndërsa për 16 euro mund të vozitni tërë muajin.

Në Rumani, vinjeta javore kushton 5 euro ndërsa mujore 10 ndërsa në Austri për 10 ditë duhet ta paguani 9 euro ndërsa për 60 ditë duhet ta paguani 26 euro.

Në Sllovaki përdorimi i autostradës për 10 ditë kushton 10 euro ndërsa për tërë muajin kushton 14 euro.