SHPËRNDAJE

Meqenëse mu desht ose mu ‘imponua’ të njoftohem më për së afërmi dhe drejtpërdrejt me shumë çështje që kanë të bëjnë me Medresenë vërejta se administrata,  profesorët, sistemi i krijuar përbrenda, kishin aq shumë parregullsi sa nuk kisha mundur t’i paramendoj.

Fjala e urtakut: “më trego me kë shoqërohesh të tregoj se kush je” të çon të njohësh këtë shkollë  duhet hedhur dritë mbi profilin e Sekretarit të  Medresesë.

Detyrën e sekretarit aty e kryen Bejtulla Veseli. E kërkova CV e sekretarit në faqen zyrtare që të njihem me të dhënat elementare, por ajo nuk ekziston.  Përgatitjen e tij profesionale, çfarë fakulteti ka mbaruar.

Sekretari i Medresesë është i pakualikuar. Në atë pozitë duhet të jetë personi i cili ka mbaruar fakultetit juridik me shkallë 7/1, fakulteti me 4-vite, përkatësisht të ketë 240 kredi.

Detyrat e Sekretarit:

Sipas nenit 132 të Ligjit mbi Arsimin e Lartë i Ministrisë së Arsimit në Republikën e Serbisë, Sekretari duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

– të ketë të mbaruar  Fakultetin e Drejtësisë;

– të jetë i pajisur me licencë dhe me leje pune;

-brenda dy viteve pune duhet ta kryej provimin për licencë nga Ministria;

– sekretari i kryen punët juridike të institucionit, i përpunon aktet; kryen punët juridike në lidhje me ndryshimet statutore të institucionit.

– sekretari kryen punët juridike në lidhje me regjistrimin e nxënsve; jep ndihmë juridike në lidhje me zgjedhjet e Organit Udhëheqës të institucionit.

– sekretari kryen punët juridike në lidhje me prokurimet publike;

Nga informacioni që kam Bejtulla Veseli është në këtë pozitë, pa asnjë përgatitje dhe me një mori shkelje.

Personi ne fjalë kishte te mbaruar Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, pra për hoxhë, e jo për sekretar. Personi në fjalë ka këto aktivitete:

  1. Imam xhamie në fshatin Raincë;
  2. Sekretar ne Medrese.
  3. Profesor i një lënde;
  4. (Këto nuk i kanë mjaftuar, por ka punësuar edhe gruan, profesoreshë  e një lënde.)

I nderuari Sekretar!

– Pse nuk ekziston analiza e suksesit të nxënësve që duhet të bëhet në çdo tre muaj në periodat: e parë, e dytë, e tretë, e katërt?!

– Pse nuk ekziston rregullorja e punës së shkollës, plani i punës së shkollës?!

– Pse nuk ekziston analiza financiare që bëhet çdo tre muaj, raporti duhet t’i dorëzohet Komunës dhe Ministrisë. Por, pasi që Medreseja nuk është e akredituar,  a duhet t’i dorëzohet KBI-së në Preshevë dhe Meshihatit në Novi Pazar?!

I nderuari Sekretar!

– Medreseja për 5 vite punë nuk e ka asnjë raport për punën 5 vjeçare.

– Medreseja nuk ofron transparencë për formën e pranimit të profesorëve, CV të kuadrove, përgatitja e tyre profesionale. Si janë pranuar profesorët, me konkurs apo pa të?!

– Medreseja ka bërë punësime familjare, burri, gruaja, vëllau, miku, etj.

– Medreseja ushtron dhunë psikologjike mbi nxënësin duke e kërcënuar, dezinformuar, shpifur, etj, këto janë abuzime me nxënësit dhe kjo sa e di unë është vepër panale.

Sekretar (pa asnjë përgatitje)  mbanë përgjegjësinë për këto dhe shumë parregullësi tjera që do t’i ngrisim në javët në vazhdim.

Sekretar, ti, a ke frikë Allahun për detyrën që ke marrë dhe nuk je kompetent?

Medreseja është institucion, duhet të jetë me rregulla dhe standarde, nuk është mejtep, besa edhe aty ka rregulla. Kjo nuk tolerohet!

Dëshirojmë rend, rregull.

Ulvi F.