SHPËRNDAJE

Para 8 viteve në gjyqin e Hagës ka ndërruar jetë ish presidenti i Serbisë dhe Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq. Sipas verzionit zyrtar të Hagës, lideri i SPS ka vdekur nga një infarkt të zemrës, ndërsa bashkëpuntorët e tij thonë se ai është vrarë, ndërsa këto ditë nga Bosna dhe Hercegovina vijnë zërsa e ai është ende gjallë dhe jeton diku në Rusi.

Funksioneri i lartë i SPS, Milutin Mrkonjiq, gjatë përkujtimit të tetë vjetorit të vdekjes së tij ka thënë se “sot po shenohet 8 vjetori kur Millosheviq u bra në Hagë”, dhe se koha po tregon çdo ditë atë që Millosheviq ka thënë.

Sipas tij, Millosheviq shumë herë ka përsëritë që dikush në Hagë ka ndërmarrë “hapa aktiv dhe të paramenduar” që të prish shëndetin e tij, dhe me qëllim që kjo të fshihet, gjyqtarët e gjyqit të Hagës kanë refuzuar që ai të shkoj që të sherohet në klinikën kardiovaskulare në Moskë.

Prokurori i athershëm Jefrey Nice gjatë gjykimit disa herë kishte deklaruar se Milosheviqi po manipulon me shëndetin e tij duke refuzuar që ti përcillet regjimi i mjekut për terapi.

Trupi i pajetë i Sllobodan Millosheviqit është sjellë nga Haga me 15 mars 2006 dhe është varrosur në oborrin e shtëpisë së tij në qytetin e Pozharevcit me 18 mars 2006.

Shkaku i vdekjes së tij ka qenë infarkti, i cili është konstatuar një ditë pas vdekjes së tij, pas obduksionit që përveç mjekëve holandez kanë marrë pjesë edhe patolog rus së bashku me patolog nga akademia ushtarako mjeksore VMA nga Beogradi.

Këto ditë, në Bosnje po dyshohet rreth asaj se Millosheviq është i vdekur, por siç deklarohen përfaqësuesit e shoqatës “Nënat e Srebrenicës”, Millosheviqi është gjallë dhe jeten në Rusi.

“Ne duhet të luftojmë që këso krime që ka kryer Millosheviqi që mos ti ndodhin më askujt. Kur bëhet fjalë për atë gjakpirës, arkitektin e luftës së përgjakshme, ne nga kjo shoqatë pohojmë se ai nuk ka vdekur, ai është dikund në Rusi, i gjallë. Në këtë mënyrë i bie se krimi është shpërblyer. Kur bëhet fjalë për Millosheviqi, Serbisa është e mbushur me Millosheviqë. Ai na ka gjykuar neve me xhelatë dhe vrasës në të njejtën ditë, neve dhe familjeve tona” ka thënë Mehmedoviq nga shoqata. /presheva.com/