SHPËRNDAJE

Në vendkalimin kufitar Kelebia, janë arrestuar dy persona meshkuj për shkak të dyshimit se kanë prodhuar dhe shitur drogë. Me kontrollimin e veturës së tyre janë gjetur 1 kilogram heroinë.

Policia kufitare dhe ajo kriminalistike kanë arrestuar A.H nga Presheva dhe S.A nga Bujanoci për shkak të dyshimit se kanë prodhuar dhe shitur drogë.

Duke kontrolluar makinën e tyre në vendkalimin kufitar Serbi-Hungari, në Kelebia, policia ka gjetur 2 paketime me gjithsejt një kilogram heroinë, njofton policia, transmeton presheva.com.

Të dyshuarve iu është caktuar paraburgim prej 48 orëve dhe do të dërgohen tek gjykatësi në qytetin e Suboticës. /presheva.com/