SHPËRNDAJE

Amerikanët zgjodhën presidentin e tyre të 45 të Shteteve të Bashkuara.

Por, a do t’i rrezikojë ardhja e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe myslimanëve?

“Fitorja e Donald Trump mund të krijojë tension të ri mes Shteteve të Bashkuara dhe botës islamike”, ka deklaruar një zyrtar në organin e lartë të klerikeve myslimane të Indonezisë të mërkurën, shkruajnë mediet amerikane.

Gjatë fushatës zgjedhore, deklaratat e Trump kanë tronditur botën, pasi Trump ka bërë komente negative dhe cinike për myslimanët në të kaluarën, tha Din Syamsuddin në Xhakartë, një zyrtar i lartë në Këshillin të MUI-së, i cili shtoi se Trump harron se shumë prej amerikanëve janë emigrantë.

Megjithatë, politikat që pritet të ndjekë ardhja e Trump në krye të Shteteve të Bashkuara, ka tensionuar jo vetëm myslimanet që jetojnë në SHBA, por të gjithë emigrantët.