SHPËRNDAJE

Autoritetet në Kosovë dhe Serbi po japin afate të ndryshme për datën se kur përfundon dialogu në Bruksel. Megjithatë, Zyra e Mogherinit thotë se, në këtë fazë, ata vetë nuk e dinë saktësisht se kur përmbyllen bisedimet.

Zyra e përfaqësueses së lartë të BE’së, Federica Mogherini, hedh poshtë afatet e dhëna në Kosovë dhe në Serbi për përfundimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, të nisura në vitin 2011.
“Në këtë fazë nuk kemi ndonjë datë, por për këtë do të merremi vesh me dy palët”, thuhet në përgjigjen nga Zyra e Mogherinit.

Presidenti Thaçi u tregua më specifik. Edhe pse në Bruksel thonë se akoma nuk e dinë se kur kryhet dialogu, Presidenti Thaçi, nuk nguron të jap afate sa herë që i kërkohet një i tillë

Ministri i Jashtëm o Serbisë, Ivica Daciq, ndërkaq reagoi duke kritikuar palën kosovare për vendosje të afateve edhe pse muaj më parë vetë Vuçiq kishte thënë se bisedimet mund të kryhen brenda 6 muajsh deri në 1 vit.

Mediat serbe raportuan se takimi tjetër në Bruksel do të ndodhë menjëherë pas dy javëve. Diçka të tillë konfirmon edhe Zyra e Moghernit, duke treguar se palët janë dakorduar për intensifikimin e punës javëve në vijim.