SHPËRNDAJE

Dy këngëtarët me prejardhje nga Lugina e Preshevës, Remzi Jakupi-Remi nga Medvegja e që jeton në Kosovë dhe SHBA, dhe Besim Limani nga Zarbinca e Bujanocit i cili gjithashtu jeton në SHBA kanë publikuar sot këngën „A je gati oj Preshevë“ një këngë dedikuar Luginës së Preshevës dhe aspiratave të popullit shqiptar të kësaj krahine shqiptare për bashkim me Kosovën e ku dy artistët e mirënjohur përmes tekstit të këngës pretendojn se ky moment tani më ka ardhur.

Kënga u mirëprit mjaftë mirë në të gjitha trevat shqiptare e jehonën më të madhe sigurisht se do ta ketë në Luginën e Preshevës pasi që kënga i dedikohet asaj.

Vlenë të theksohet se videoklipi është xhiruar në Krujë./presheva.com/