SHPËRNDAJE

Para disa viteve, Gold AG solli këngën “Shqiptar” dhe më pas edhe versionin e dytë të kësaj kënge.

E në këto projekte, reperi nga Presheva, Arian Agushi paraqet problemet me të cilat përballen shqiptarët e Kosovës, shkruan lajmi net.

Po ashtu,  tekstet janë mjaft të fuqishme dhe me kritika të drejtpërdrejta drejtuar udhëheqësve tanë dhe fytyrave publike.

E së fundmi, reperi shqiptar ka publikuar një imazh në llogarinë e tij Instagram, i cili në njëfarë forme paralajmëron pjesën e tretë të projektit “Shqiptar”. “Shqiptar 3 … po mdoket edhe shteti o tu thon QITE O GOLD ”, ka shkruar ai bashkangjitur fotos.