SHPËRNDAJE

Neymar

Super ylli i Barcelonës, Neymar Jr. ka lëndë të hapur mundësinë e largimit nga Camp Nou gjatë afatit kalimtar të verës.
Manchester United dhe Manchester City janë të gatshëm të derdhin para për shërbimet e brazilianit të katalonasve, sipas The Sun.

Pep Guardiola e ka vënë në krye të listës së transferimeve të skuadrës së Citizens gjatë verës, ndërsa United më parë ka informuar Barcelonën se është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të lojtarit që kap shifrat prej 144 milionë funtesh.

Te dyja skuadrat nga qyteti i Manchesteri janë të gatshëm ta paguajnë 24-vjeçarin një milionë funte në javë.

Megjithatë, çdo veprim varet nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve, ku si po rrjedhin gjërat, United ka të ngjarë se do të humbasë mundësinë për të përfunduar në top katërshen e madhe të Ligës Premier.