SHPËRNDAJE

Disa vozitës përdorin dritat e mjegullës edhe kur nuk ka mjegull. A lejohet me ligj? Pse të përdoren dritat e mjegullës kur nuk ka mjegull?

Dritat për mjegull përdoren për raste të veçanta, andaj edhe nuk duhet të përdoren kur nuk ka mjegull. Mirëpo, Ligji thotë, NUK ndalohet që të përdoren dritat e mjegullës pa marrë parasysh kushtet atmosferike.

Shkurt, dritat e mjegullës mund ti përdorni ditën, natëm, kur ka mjegull apo nuk ka, në borë, në shi, verës, dimrit… Askund në ligjin për siguri të komunikacionit nuk kufizohet përdorimi i tyre. Kjo vlen vetëm për dritat e mjegullës përpara, jo edhe për ato mbrapa.

nebula cloud sunrise motorway

Dritat e pasme nuk lejohet të përdoren kur nuk ka mjegull!

Për dallim nga ato përparme, ligji thotë që dritat e pasme nuk mund të përdoren kur nuk ka mjegull. Nëse i kyçni ato kur nuk ka mjegull, atherë mund të denohemi me 3000 dinarë.

Në cilat kushte duhet të përdoren dritat e mjegullës?

Kur ka mjegull, aherë në vetura që posedojnë këto drita duhet të ndizen. Të shkurtat pasi duhet të ndizen gjithmonë, edhe ditën edhe natëm, në të gjitha kushtet. Nëse nuk i ndizni dritat fare nëpër mjegull atherë mund të denoheni me 6000-20.000 dinarë, 4 pikë dhe ndalim të vozitjes për 30 ditë.

Ndalohet përdorimi i dritave të gjata nëpër mjegull!

Nëse i përdorni dritat e gjata nëpër mjegull mund të denoheni deri 5000 dinarë.