SHPËRNDAJE

Shumë herë gazetarët kanë pyetur Tata Martinon se ai mungon Barcelonës Leo Messi.

“Natyrisht, secilit ekip do të mungojë lojtari më i mirë në botë”.

Mirëpo, nëse shikohen statistikat, mund të konstatohet diçka tjetër.

Messi këtë sezonë ka kaluar 1196 minuta në fushë, dhe gjatë kësaj kohe Barcelona ka shenuar 37 gola, çka i bie një gol në 32.32 minuta.

Ngaa ana tjetër, gjatë kohës sa i ka qenë i lënduar, për 1414 minuta, lojtarët e Barcelonës kanë shenuar 44 gola, çka i bie një gol në 32.14 minuta.

Normal që duhet të kihet parasysh se Leo Messi nuk ka luajtur në dy ndeshjet kundër Cartagena në kupën e mbretit dhe në ndeshjen kundër Celtic ku janë shenuar 2 gola.

A mendonni se Barcelona mund të luaj pa Leo Messin, apo kjo statistikë mund të mashtroj?