SHPËRNDAJE

Argumentet që kanë ardhur në lidhje me ekzistimin e festave në Islam kanë legjitimuar tri festa: festa e fitër Bajramit, kurban bajramit dhe dita e xhuma. Pra, nga kjo kuptojmë se festimi i ditës së lindjes dhe të ngjashme nuk kanë qenë prezente në kohën e Muhamedit alejhi selam e as në kohën e gjeneratave të arta. Kjo është një risi e shpikur që ka depërtuar tek muslimanët nga të tjerët (të krishterët dhe jehudët). Me këtë janë sprovuar dhe sot e festojnë si të jetë nga festat islame ose edhe më shumë.

Është obligim mbi muslimanët të lënë këtë praktikë dhe të bëjnë kujdes ngaqë nuk është e jona, ta refuzojmë dhe t’ia tërheqim vërejtjen atij që e vepron dhe të mos e shpërndajmë dhe nxisim të tjerët në këtë. Kështu të mendon masa se një gjë e tillë është e lejuar dhe bën të veprohet.
Aishja, Allahu qoftë e kënaqur me të ka thënë se i dërguari i Allahut ka thënë: ”Kush shpikë në fenë tonë atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar”. Buhariu dhe Muslimi. Nga Abdullah b Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, ka thënë: ”Kush i përngjet një populli, ai është prej tyre”. Imam Ahmedi. Ne a po i përngjajme të tjerëve me festimin e ditëlindjes apo jo? Nga Ebu Seid, Allahu qoftë i kënaqur më atë përcillet se Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Do t’i pasoni traditat e atyre që kanë qenë para jush, hap pas hapi dhe pëllëmbë pas pëllëmbe, derisa nëse hyjnë në vrimë të hardhucës, ju do t’i pasoni”. Tham: O i Dirguari i Allahut, krishterët dhe jehudët? Tha: Po, kë tjetër? Buhariu. Hadithi i fundit dhe të tjerët tregojnë për obligueshmërinë e tërheqjes së vërejtjes nga përngjasimi me armiqtë e Allahut në festa e tyre dhe të tjera. Andaj, le të na mjaftojë si argument dhe kërcënim për ne ky hadith i Muhamedit alejhi selam dhe hadithet e tjera.
Ne e dimë se i dërguari i Allahut dhe njeriu më i mirë asnjëherë nuk e festoi ditëlindjen e tij sa ishte gjallë, e as nuk ia festuan pas vdekjes së tij shokët e tij, atëherë pse ne të veprojmë një gjë të tillë? Bile as katër imamet e mëdhënjë nuk e kanë bërë një gjë të tillë edhe pse ishin shumë më të ditur se ne për fenë e Allahut. Keshtuqë, i bie ose ne jemi më të ditur se gjeneratat e para, e që nuk është e vërtetë, ose ata janë më të ditur dhe ska pikë dyshimi në këtë dhe duhet ndjekur ata. Shpeshherë dijmë t’i referohemi katër imamëve të mëdhenjë në shumë gjëra, por jo edhe tek ditëlindja. A thua a ia kanë festuar ata dikujt ditëlindjen, ose a e kane festuar ditëlindjen e tyre?
Ne jemi plotësisht të bindur se sikur të ishte kjo diçka e mirë do të na paraprinin shokët e Muhamedit alejhi selam me këtë, e nese ata kanë heshtur dhe nuk vepruar, të veprojmë edhe ne njësoj sikurse ata.
Nëse themi së bën të festojmë ditëlindjen, pyesim:
A është kjo e njohur tek muslimanet e hershëm apo jo?
A e kanë festuar gjyshërit tanë këtë festë, kjo vlenë për ata që kërkojnë Islam tradicional dhe ne këtë po e kërkojmë?
Le të pyesim edhe këta pak pleq që na kanë mbetur se a mbajnë në mend që një hoxhë ka lejuar festimin e ditelindjes?
Nëse kjo është një vepër e të krishterëve dhe ska dyshim se është e tyre dhe jo e njohur tek ne më herët, a futemi nën kërcënimin e hadithit të mësipërm?
A çdo send që bëjnë ata edhe ne duhet ta bëjmë se nuk bën dhe na përqeshë bota?
Ku mbetet krenaria te muslimanet dhe xhelozia e tyre për fenë e Allahut?
Shtoja kësaj edhe të metat tjera, si: shpenzimi i pasurise në dhurata të ndryshme, në blerjen e pijeve alkoolike, përzirja e meshkujve dhe femra në një vend, këndimi i frazës së njohur “happy birthday to you”, e ajo më e rrezikshmja që është, është se me këtë përngjasohen me mosbesimtarët dhe kjo duhej të na mjaftonte.
Nuk lejohet që muslimani të veçojë ditën e lindjes së tij me agjërim, duke u bazuar në hadithin ku Muhamedi alejhi selam thotë: “Është dita në të cilën kam lindur…”, sepse ai ka agjëruar si falënderim ndaj Allahu për tri dhunti që janë bashkuar në atë dite: lindja, dita në të cilën i ka ardhur shpallja dhe zbritja e Kur’anit, e jo vetëm dita e lindjes.
Këtë nuk ia ka legjitimuar i dërguari i Allahut asnjërit prej shokëve ose të tjerëve që të agjërojnë ditëlindjen e tyre, e kjo na tregon për moslegjitimitetin e një vepre të tillë, dhe sikur këtë ta bënin shokët e të dërguarit në ditën e lindjes së tyre, do të kishte argument që të festohet ditëlindja. Në hadithin e lartëpërmendur i dërguari i Allahu pyetet për agjërimin e ditës së hënë, dhe jo për agjërimin e ditës së lindjes se tij. Pra, është një dallim i madh nëse e analizojmë këtë mes dy shkaqeve. Muhamedi alejhi selam ka veçuar ditën e hëne me agjerim, e jo diten e 12 të muajit Rebiul-evel, pra skemi qoftë edhe një transmetim se i dërguari ka agjëruar ditën e 12 të Rebiul-evel.
Le të mos i shtrembërojmë argumentet e fesë gjatë argumentimit për të kënaqur masën ose për të argumentuar një vepër që ska bazë në fenë tonë të pastër, vetëm e vetëm të dukemi më perëndimorë, ose më liberal në fe, e të tjerët më ekremistë. Jemi të thirrur të pasojmë argumentin edhe nëse është kundër nesh, e jo të pasojmë njerëzit vetëm pse është më lehtë për ne.
Dita e lindjes tregon moshë, jo festë.
Allahu na bëftë nga ata që pasojnë Muhamedin alejhi selam në fjalë dhe vepra.
Hoxhë Valdet Kamberi