SHPËRNDAJE

Adelina Ismaili pa dyshim që është një ndër këngëtaret “legjendë” në muzikën shqiptare. Por për një kohë të gjatë ajo është shkëputur nga muzika dhe bota rozë.

Ajo prej vitesh jeton në Zvicër së bashku me partnerin e saj Vali ku pret të bëhet nënë.

Ditët e fundit lindën dyshimet edhe se Adelina ishte rikthyer në Kosovë për ta kaluar me motrat një periudhë të pritjes së ëmbël. Pas disa fotove që më e vogla e familjes, Ema postoi në Snapchatin e saj, të gjithë menduan se Adelina ishte në Kosovë.

Por ky lajm nuk është i vërtetë. Sipas burimeve të Prive, artistja vijon të shijojë pritjen e ëmbël në Zvicër bashkë me partnerin dhe njerëzit e saj të dashur.

Mësoni më shumë detaje nga video e mëposhtme në minutën 1.42.