SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, është duke i shijuar në praninë e familjarëve ditët e pranverës.

E njëjta vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Ismaili ka treguar se ka bërë homazhe te heroi i kombit, Salih Çekaj.

Ajo ka vizituar shtatoren e tij në Deçan, teksa ka realizuar një fotografi pranë memorialit.

“Edhe sot, si dikur”, ka shkruar Adelina në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka pranuar komente të shumta pozitive nga ndjekësit.

Përndryshe, projekti i fundit i këngëtares Ismaili vazhdon të jetë kënga “Sa 100 engjuj”, të cilën ajo e solli në janar të këtij viti, dhe ia dedikoi djalit të saj.