SHPËRNDAJE

Adidas ka prezantuar “Marhaba”, topi zyrtar i Kupës së Afrikës që është programuar për tu luajtur në janar në Guinenë Ekuatoriale.

Dizanji i topit është frymëzuar nga historia e kompeticionit dhe tifozët apasionantë dhe është zgjedhur në bashkëpunim me Konfederatën Afrikane të Futbollit.

Karakteristikat e topit janë ngjyrat blu dhe e artë, që përfaqësojnë edhe kontrastet e kontinentit, nga shkretëtira e Sahara-së në blunë e thellë të qiellit.